
Vëmendja më e madhe ishte e gjitha spostuar te shorti i Champions League, i cili u hodh të premten në mesditë Skuadrat që janë kualifikuar direkt janë Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Manchester City. Ndërkaq, ekipet që erdhën nga Play off janë Atalanta, PSG, Galatasaray, Real Madrid, Newcastle, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen dhe Bodo/Glimt.
Real Madrid do të sfidojë Manchester Cityn, në një përballje tepër të forte, që vitet e fundit po shndërrohet në një klasike të vërtetë të futbollit evropian. PSG do të vijojë misionin e mbrojtjes së titullit ku në fazën e 1/8 e pret Chelsea. Barcelona do të ketë një përballje më të lehtë në letër, teksa do të sfidojë anglezët e Newcastle.
Test shumë i vështirë për italianët e vetëm, që kanë mbetur në këtë faze me Atalantën e Berat Gjimshitit, që do të sfidojë kampionët bavarezë të Bayern Munich. Gallatasaray-Liverpool, pritet të jetë një përballje tjetër shumë e zjarrtë e kësaj faze, me një remake të ndeshjes së zhvilluar në fazën e ligës, kur turqit fituan 1-0.
Kryesuesit e Premier League Arsenal do të sfidojnë gjermanët e Bayer Leverkusen, ndërsa tjetër përballje e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Tottenham. Bodo Glimt do të vijojë ëndrrën në këtë sezon të Champions, teksa do të sfidojë Sportingun e Lisbonës. Takimet e para të 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.
and then