
Nga “Special”, Jose Mourinho është kthyer në një trajner normal, kjo të paktën në Champions, ku ndikimi i tij mbi ekipin që drejton dhe ka drejtuar është thuajse zero. Ndaj Real Madrid, Mou pësoi një humbje dyshe, brenda dhe jashtë fushe duke dalë nga Champions me Benfikën e tij që në fazën “play-off”.
Prej më shumë se 10 vitesh, Mourinho nuk arrin të fitojë qoftë dhe një ndeshje në fazën me eliminim direkt në Champions League. Mourinho ka që nga viti 2014 që nuk fiton një ndeshje në fazën e “nxehtë” në Champions. Koha kur ai drejtonte Porton dhe më pas Inter duke fituar në Champions duket një kujtim i largët, “magjia” e tij është zbehur shumë duke e kthyer nga “Special” në “Normal”.
Ky fakt me sa duket ka ndikuar jo pak edhe në karrierën e tij, ekipet që ka zgjedhur vitet e fundit, ose më saktë e kanë zgjedhur, pasi prej kohësh portugezi nuk ulën në stolin e një ekipi top që synon triumfin në Champions League.
and then