
Ish-kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi, shprehet se drejtësia mbetet sfida kryesore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se vendosja e datave për integrimin ka më shumë karakter politik sesa teknik.
Duke komentuar objektivin e qeverisë për integrimin në vitin 2029, Mazi u shpreh skeptik, duke theksuar se është e vështirë të vendosen data për një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria.
“S’e kemi në dorë një proces të tillë. Kjo lidhet me politikën brenda vendit, me arsye elektorale. Nëse nuk hyjmë, kush do ta arsyetojë?”, deklaroi ai.
Sipas Mazit, ndonëse kapitujt e negociatave janë hapur, asnjë prej tyre nuk është mbyllur deri më tani, çka tregon se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet e gjatë.
Zef Mazi: Do një lloj prioritizimi nga vetë ambienti i shteteve të këtij rajoni cila është cështja, pika që janë më sensistivë, në rastin e Shqipërisë është drejtësia me dy komponetë, bashkë me gjyqësorin në vecanti.
Ky është Problem madhor që lidhet me korrupsionin, është përgatitja e institucioneve, ndërhyrjet e politikës në këto institucione, presioni që bën, nëse ska priorizim të saktë për këto cështje do të kemi probleme prapë.
Në marrëdhëniet e një shteti me një institucion ndërkombëtar sic është BE, politika kërkon ta zhveshë gjithnjë nga një e vërtetë objektivin e saj për integrimin, që kjo se pengon. Kjo epengon, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj.
E kemi pak të vështirë të vendosësh data, për një process që nuk e kemi në dorë, kjo lidhet me politikën brenda vendit, për arsye politike, për zgjedhjet, nëse nuk hyjmë kush e arsyeton.
Kapitujt i kemi hapur dhe nuk i kemi mbyllur asnjë.
and then