Ish-ambasadori Zef Mazi prezanton librin “Kosova, lufta e heshtur”: Vështirësia më e madhe në negociatat tona, ajo që ndodhi pas dyerve të mbyllura

Ish-ambasadori shqiptar Zef Mazi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për librin e tij më të fundit “Kosova, lufta e heshtur”, duke ndarë detaje mbi sfidat diplomatike dhe proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite.

Mazi u ndal te rrugëtimi i Kosovës që prej vitit 1991, duke e cilësuar atë si një “kalvar” me ulje-ngritje të vazhdueshme dhe me sfida të mëdha në arenën ndërkombëtare.

“Kalvari i Kosovës nga viti 1991 ka kaluar në shumë ulje e ngritje dhe vështirësia kryesore ka qenë sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar, që të vinte gradualisht mirëkuptimi i shteteve kryesore dhe të mëdha të Perëndimit se këtu ka një problem që zien dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në pasoja jo të mira për vendet, rajonin dhe vetë Europën”, u shpreh ai.

Sipas ish-ambasadorit, procesi ka qenë një ndërthurje e ndërlikuar faktesh, interesash dhe qëndrimesh të ndryshme.

“Është një paketë faktesh, pak kishin të bënin me ne, pak me ata, ka një ndërveprim të vështirë. Vështirësia më e madhe e diplomacisë, ku unë kam qenë në qendër të negociatave për Kosovën, ishte ajo që ka ndodhur me dyer të mbyllura që nuk njihet”, theksoi Mazi.

Ai shtoi se një nga synimet kryesore të librit ka qenë dokumentimi i këtyre proceseve të padukshme për publikun.

“Synimi im ishte që kjo që dihet nuk duhet lënë në harresë. Kanë qenë vështirësi të mëdha dhe është bërë punë kolosale. Nuk ka qenë e lehtë të futeshin në lajme publike materiale që ishin në diskutim e sipër”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×