“Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, në fuqi”, Sefa: Rama nuk do të japë autorizimin për heqje imuniteti! Mazhoranca po bën mbrojtje politike

Më 5 mars do të mbahet në Kuvend seanca plenare ku do të votohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një lidhje në “Programin e Drekës” në News24, Indrit Sefa u shpreh se pas shkarkimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, mbetet në fuqi.

Sipas tij, mazhoranca nuk do të votojë pro heqjes së imunitetit të Ballukut, me justifikimin se tashmë pa një post në kabinetin qeverisës, ajo nuk mund të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat.

Indrit Sefa: Në vlerësimin ligjor, mendoj që Kuvendi do të dalë me 2 raporte nga Këshilli i Mandateve dhe mazhoranca do të votojë raportin e vet.
Rama sot është ende i paqartë. Në situatën që jemi Balluku nuk ka më një masë pezullim nga detyra sepse duke mos pasur një post, bie ajo masë. Ngel masa vetëm për të mos dalë jashtë vendit,.
Kërkesa e SPAK për arrestimin pra është ende në fuqi. Kuvendi duhet të marrë një vendim politik. Mendoj që Rama nuk do ta japë autorizimit duke u justifikuar me faktin që Balluku nuk është më zv kryeministre apo ministre dhe nuk rrezikon të prishë provat e të intimidojë dëshmitarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×