Shpërndante kanabis në zonën e “Don Boskos”, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Zona”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas punës operacionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin me objektiv parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë ndërhyrjes në rrugën “Muzakët”, u kap në flagrancë shtetasi me iniciale F. S., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik i ushtruar ndaj tij, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e lëndës narkotike dhe telefoni celular i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×