Berisha reagon pas vrasjes së Khameneit: Një lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për vrasjen e diktatorit iranian, Ayatollah Khamenei, nga një bombardim i aviacionit amerikano-izraelit.

Në deklaratën e PD-së, Berisha e cilëson këtë ngjarje si një lajm të mirë jo vetëm për popullin iranian, por edhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë.

Ai shpreh shpresën se pas eliminimit të Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik, populli iranian do të mund të fitojë më në fund lirinë që i është mohuar për dekada.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën.

Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ayatollahëve, populli iraninan të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×