Përfshihet nga flakët automjeti në Bulgarec, shkrumbohet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Si pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×