
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit në Iran pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli, duke shprehur qëndrimin e tij për situatën.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh: “Uroj që regjimi iranian të marrë përgjigjen e merituar. Ky regjim ka marrë jetën e shumë të rinjve dhe qytetarëve. Uroj që të marrë përgjigjen e merituar ky regjim.”.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe reagimeve të shumta ndërkombëtare lidhur me situatën në Iran.
and then