
Kryetari i PD-së Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, iu bëri thirrje qytetarëve, sidomos socialistëve të ndershëm që t’i bashkohen opozitës për të rrëzuar Ramën.
Ai tha se Rama përdori pushtetin e tij për të shndërruar PS-në në organizatë kriminale.
“Kur erdhi në pushtet Rama në 2013-ën, unë i jam drejtuar në Kuvend; Lidhjet e tua me krimin janë të njohura, pro ju votuan qytetarët shqiptarë. Jam i sigurt se dhe Brukseli do të pranojë verdiktin e qytetarëve shqiptarë, por gjithçka do të përcaktohet nga qëndrimi yt ndaj krimit të organizuar. A do i ndërpresësh lidhjet me krimin dhe bandat, a do e forcosh pushtetin për të forcuar atë, do të jetë një tragjedi e vërteta. Ai përdori pushtetin e tij për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me bandat deri sa e shndërroi PS në organizatë. Ndaj ftoj socialistët e ndershëm që kanë ideale që të bashkohen që të heqim këtë qeveri.”, tha ai.
and then