Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Respektoni udhëzimet e autoriteteve

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izrael në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të ndodhur në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.

Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se situata konsiderohet e jashtëzakonshme dhe qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitorojnë zhvillimet nga afër dhe janë në dispozicion të qytetarëve për ndihmë.

Për çdo emergjencë, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në numrat e dedikuar nga ambasada dhe MPJ për informacione dhe asistencë.

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601

‼️ Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×