Tre orë maratonë nëpër Tiranë! Gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe molotovë drejt vilës së ish-diktatorit, çfarë ndodhi në protestën e PD

Tre orë maratonë në Tiranë, ky duket se ka qenë skenari i përgatitur nga demokratët për protestën e sotme.

Pasi ndoqën unazën e vogël të Tiranës, protestuesit mbërritën para Kryeministrisë, aty ku edhe nisi tubimi i demokratëve.

Tensionet e vetme të shënuara mes opozitarëve dhe policisë ishin ato të dnodhura pak para mbërritjes së qytetarëve para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kjo pasi efektivët ishin bërë gardh në rrugë për të mos lejuar avancimin e tyre. Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë me piper, ndërsa qytetarët kanë hedhur molotovë gjatë të gjithë marshimit vetëm në kosjhat e mbeturinave.

Më pas është ndjekur plani i shmangies së përplasjes me forcat policore, çka u vu re edhe gjatë bllokadës që FNSH kishte bërë në rrugën përpara Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë.

Ajo që u vu re ishte fakti që ashtu siç edhe u paralajmërua u shmang qëndrimi para Kuvendit, kjo për të mbrojtur besimtarët të cilët ishin në xhaminë e Namazgjasë.
Ndërkohë protestuesit nuk u ndalën as përpara selisë rozë, aty ku paraprakisht mendohej të kishte edhe tensione apo hedhje molotovësh.

Piku i protestës duket se ishte momenti kur protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në atë që duket se ishte një mesazh.

Ndërkohë që ende nuk u tha se kur do të mbahet protesta e radhës, kreu i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka deklaruar se organizimi i saj do të bëhet në Surrel, në banesën e kryeministrit Edi Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×