
Anis Mehmeti ka gjetur golin e dytë me fanellën e Ipswich. Sulmuesi kuqezi ka realizuar një gol mjaft të bukur në Championship, në ndeshjen ndaj Swanseat.
Pas vetëm 3 minutash lojë, Mehmeti u kordinua më mënyrë perfekte dhe dërgoi topin në rrjetë. 25-vjeçari ka vetëm pak ndeshje me këtë skuadër dhe menjëherë ka filluar të japë efekt. Ai shënoi golin e parë ndaj Wrexham, në sfidën që Ipswich luajti me datën 21 shkurt. Pavarësisht formës së Mehmetit që sa vjen e përmirësohet, lojtari nuk ftohet prej kohësh nga Sylvinho.
and then