Lindja e Mesme mes shkëmbimit të zjarrit! Shqiptarja në Dubai për Neës24: Është ngritur alarmi, po shënjestrohen raketat e Iranit

Juristja Drita Avdyli, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e News24 nga Dubai, ka folur për situatën në Emiratet e Bashkuara Arabe pas tensioneve të fundit ushtarake në rajon.

Avdyli tha se ndodhej në Dubai për një çështje ndërmjetësimi kur shpërthyen zhvillimet e fundit, pas operacionit ushtarak të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit, çka u pasua nga sulme me raketa dhe dronë nga ana e Iranit.

Sipas saj, autoritetet në Dubai dhe Abu Dhabi kanë marrë masa të menjëhershme sigurie, duke ngritur nivelin e alarmit dhe duke aktivizuar sistemet mbrojtëse kundërajrore për të neutralizuar raketat.

“Deri tani gjithçka është e qetë”, u shpreh Avdyli, duke shtuar se megjithatë është raportuar për një viktimë në aeroportin e Abu Dhabit si pasojë e zhvillimeve.

Ajo theksoi se situata në terren është nën kontroll, ndërsa shtoi se çmimet në qytet janë përgjysmuar, duke reflektuar ndikimin e menjëhershëm të tensioneve në aktivitetin ekonomik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×