
Iniciatori i provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, reagoi pas mesazhit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e cilësuar qëndrimin e tij si mbështetje të qartë për studentët shqiptarë të drejtësisë.
“Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet,” theksoi Ademi.
Ai nënvizoi se kreu i shtetit shqiptar dha një mesazh të drejtpërdrejtë: “Shqipëria qëndron gjithmonë krah nesh, por e ardhmja varet edhe nga ne.”
Sipas Ademit, në një moment kur, siç u shpreh ai, “zëri i studentëve nuk merret sa duhet në konsideratë dhe kur gjuha shqipe trajtohet si problem”, Presidenti rikujtoi se gjuha dhe identiteti kombëtar nuk janë elementë formalë, por shtyllë themelore e kombit.
“Gjuha jonë është histori, është sakrificë, është amanet brezash,” deklaroi ai.
Ademi shprehu falënderim të veçantë edhe për ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke vlerësuar angazhimin e tij institucional.
“Ky qëndrim na jep forcë, besim dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me dinjitet,” përfundoi Ademi, duke theksuar se uniteti rreth gjuhës dhe identitetit është përgjigjja më e fortë ndaj çdo sfide.
and then