“Asnjë kompromis për imunitetin e Ballukut”, Balliu: Ngujim brenda sallës në Kuvend? Nuk përjashtohet asnjë skenar!

Deputeti i PD Klevis Balliu i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te seanca e planifikuar në Parlament ku do të votohet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërsa Këshilli i Mandateve u mblodh për të diskutuar, duke marrë edhe qëndrimin e prokurorëve të posaçëm.

Balliu u shpreh se qëndrimi i opozitës është i qartë dhe se nuk mund të ketë kompromis.

I pyetur nëse deputetët demokratë do të konsideronin ngujimin brenda Parlamentit nëse mazhoranca do të përdorë votat për të mbrojtur Ballukun, ai theksoi se asnjë skenar nuk mund të përjashtohet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×