“Bashkëpunëtor i bandave”, Berisha tregon prapaskenat: Ilir Proda u shkarkua sepse nuk mbrojti dot vilen e Enverit

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij për mediat para SPAK, ku ishte në zbatim të masës “Detyrim Paraqitje” foli edhe në lidhje me shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.

Ai u shpreh se Proda u largua nga detyra pasi nuk arriti të mbronte vilën e ish diktatorit Enver Hoxha, në protestën e të shtunës nga PD.

“Ka një fakt, ishte shënjuar nga ne si bashkëpunëtor i bandave. Por druaj se u largua pasi nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës. Policia na doli kudo me mburoja, aty nuk kishte njeri, ata menduan se nuk kishte njeri.

Aty u tha se kanë futur njerëz të thonë që aty banon Edi Rama. Urrejtja për Ramën është e pa kufijshme, nuk mund ta pengojmë dot ne atë. Por ajo u sqarua, ai jeton herë pas here në vilën e Mehmet Shehut”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×