
Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka denoncuar në seancën plenare të së hënës, situatën rrugore në disa njësi administrative të bashkisë së Kuçovës, të cilat po penalizojnë banorët për të marrë shërbimet e nevojshme.
Bozdo përmendi një prej tyre, segmentin Goraj-Velagoshtë e cila ka mbetur e papërfunduar që prej vitit 2012, megjithë premtimet e qeverisë socialiste.
“Është shqetësim i ngritur shpesh herë nga qytetarët që kërkojnë nivelin më minimal të shërbimeve në nivel lokal, që do të thotë rrugët kryesore që lidhin qendrën e bashkisë me njësitë administrative të lidhen me infrastrukturë minimale pasi sic është gjendja sot është e pamundur kalimi i makinave është e pamundur të kalohen makinat e larta”, tha Bozdo.
Eno Bozdo: shqetësime nga banorët e Kuccovës për infrastrukturën rrugore, që prek direkt shërbimet arsimore dhe shëndetësore.
Është shqetësim i ngritur shpesh herë nga qytetarët që kërkojnë nivelin më minimal të shërbimeve në nivel lokal, që do të thotë rrugët kryesore që lidhin qendrën e bashkisë me njësitë administrative të lidhen me infrastrukturë minimale pasi sic është gjendja sot është e pamundur kalimi i makinave është e pamundur të kalohen makinat e larta.
Disa nga këto rrugë janë rruga Goraj-Velagoshtë jo më e gjatë se 2 km në gjendje të mjeruar që pamundëson jetën e banorëve të zonës. Rruga ka mbetur në mes në vitit 2012 ku u ndërtua nga PD një pjesë e kësaj rruge. Dhe megjithë premtimet rruga është jo ekzistuese.
E pamundur të ketë jetë normale. Banorët janë ngritur shpesh herë në protesta por asgjë e jashtëzakonshme. Rruga nga 18 tetori në Goraj dhe lagje në qytet me probleme të kanalizimeve.
and then