
TIRANË-Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit lidhur me një valixhe të dyshimtë që u gjet në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar.
Shërbimet e Policisë pas njoftimit rrethuan vendit dhe njoftuan forcat xheniere.
Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.
and then