
Në emisionin “Studio 24”, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tregoi se nëse nuk do të ishte shkarkuar nga detyra, do t’i kishte mbaruar mandati në shtator të këtij viti.
Nano tha se do të dëshironte të ishte në detyrë pasi kishte dëshirë të jepte nga eksperienca e tij, shembullin e frymën për të cilën ka nevojë policia.
Gledis Nano i ka cilësuar lëvizjet e shpeshta në Kupolën e Lartë të Shtetit, veprime që dëmtojnë jo vetëm policinë por frenojnë dhe të rinjtë që ti atashohen strukturës.
“Largimi kaq shpesh nuk i shërben strukturës së policisë dhe aq më tepër prurjeve të reja dhe kur shihet ky destabilitet cfarë mesazhi i jep të rinjve. Kjo shihet dhe në numrin e punonjësve të larguar nga policia e shtetit për të punuar në shërbim privat”, tha ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Gledis Nano: Mua mandati më mbaron në shtator, unë u emërova në 2021 dhe për 5 vjet mbaron tani në 2026. Si rregull si ju dhe unë do të doja të mbaroja mandatin, sepse doja të jepja nga eksperienca ime, shembullin e frymën. Gjyqi është fituar në 2 shkallë për shkarkim të padrejtë.
Procedura e shkarkimit të drejtorit të policisë kërkon një propozim nga ministri i Brendshëm pra kërkon një relacion.
Lirimi nga detyra është dorëheqje, ndërsa vendimi im ishte shkarkim.
Arsyeja pse largohen drejtuesit e lartë të policisë mund të ketë shumë shkaqe. Largimi kaq shpesh nuk i shërben strukturës së policisë dhe aq më tepër prurjeve të reja dhe kur shihet ky destabilitet cfarë mesazhi i jep të rinjve. Kjo shihet dhe në numrin e punonjësve të larguar nga policia e shtetit për të punuar në shërbim privat.
and then