Drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se drejtonte mjetin nën efektine lëndëve. Pas hekurve ra shtetasi me inicialet A.T.

NJOFTIMI I POLICISE
Shkon në 3 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet në efektin e lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që u kap dje duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në aksin rrugor “Tiranë–Durrës” një automjet ku drejtuesi qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta.

Pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., 23 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit, gjatë muajve janar dhe shkurt, ka vënë në pranga edhe dy drejtues të tjerë automjetesh që drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×