Milan doli me 3 pikë nga Cremona, Allegri-Leao tani sfidojnë Inter: Është për jetë e vdekje (VIDEO)

Nëse titulli në letër është një mision i pamundur, të paktën Milan arrin të përforcojë pozitat për një vend në Champions League, objektivi i tyre kryesor. Në vigjilje të derbit të “Madonnina”, sfidës së përjetshme përballë Inter, “djalli” del me 3 pikë nga transferta përballë Cremonese-s, çdo rezultat tjetër do të fuste akoma më shumë nën presion ekipin e Allegrit.

Me dyshen Pulisic-Leao në majën e sulmit nga minuta e parë, ndryshe nga se pritej, Milan vuajti jo pak, në një kohë kur i mungoi pasi final, nuk ishin të saktë në fazën sulmuese, me Pulisic dhe Leao që shpërdoruan jo pak. Në fushë, Milan kishte kontrollin total të lojës, por tifozët e “djallit” duhet të prisnin minutën e 90-të për të festuar, ku gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Pavlovic devijoi mjaftueshëm topin duke e dërguar në rrjetë, një gol me shumë peshë që çliroi kuqezinjtë. Në aksionin pasues, me një kundërsulm të shpejtë, Nkunku ftoi Leaon të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë duke bërë që kuqezinjtë të ruajnë diferencën prej 10 pikë me Inter, ndërsa shkëputen +6 pikë nga Roma e vendit të katërt.

Më në fund, Allegri dhe i gjithë ambienti kuqezi mund të marrë frymë lirisht pas këtij suksesi 0-2: “Të fitonim ishte e rëndësishme për të harruar atë humbje kundër Parmës, të afroheshim akoma më shumë me objektivin tonë dhe të përgatisim sa më mirë derbin kundër Inter”, u shpreh Allegri.

Në të njëjtën linjë me Allegrin ishte edhe Rafa Leao: “Duhet të fitonim me çdo kusht këtë ndeshje. Tani kundër Inter do të jetë një ndeshje tjetër, jo devizive, por derbi është një ndeshje personale për të gjithë ne. Kemi respekt për Inter, ka një ekip të madh, por ne dëshirojmë ta fitojmë atë takim, ndaj Inter është një ndeshje jetë a vdekje”, u shpreh Leao.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×