
Lionel Messi shënoi dy gola në pjesën e dytë, duke qenë protagonist kryesir, në fitoren 4-2 me përmbysje të kampionëve në fuqi të Inter Miami ndaj Orlando City SC në Major League Soccer.
Messi përfitoi nga një pasim i Segovias dhe realizoi në minutën e 57-të për të barazuar shifrat në 2-2. Në minutën e 85-të, Segovia shënoi pa asist për t’i dhënë avantazhin Inter Miami-t. Në fund, ishte sërish ylli argjentinas që vulosi suksesin, duke shënuar nga goditja e dënimit në minutën e 90-të.
Dy golat e parë sezonalë të MVP-së në fuqi e çojnë Messin në kuotën e 52 golave në 55 ndeshjet e tij të para në sezonin e rregullt të MLS-së, 51 prej të cilëve në 49 paraqitjet e fundit. Kjo ishte edhe fitorja e pare në kampionat për ekipin nga Florida pas disfatës ndaj Los Axheles në javën e pare.
and then