
Numri i efektivëve në protestën e opozitës, sipas analistit Edvin Kulluri ka qenë shumë i lartë, në krahasim me pjesëmarrjen e protestuesve.
Gjatë një intervistë në emision “Studio24”, Kulliri u shpreh se prezenca e policisë ishte e tepruar sepse sipas tij 1300 policë në një protestë të tillë e bën situatën qesharake. Sipas tij mënyra se si është menaxhuar situata është një lojë politike e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm.
“Prezenca e policisë është e tepruar…Për 21 janarin kam qenë i përfshirë sepse kam qenë në dijeni për situatën. Unë e kuptoj që në një protestë si 21 janari që pjesëmarrja ishte shumë më e lartë. Të nxjerrësh 1500 polici për 2 mijë protestues është qesharake. Kjo nuk ishte protesta e parë, por e pesta. Pra 1300 forca policore janë të tepërta. Më shumë është lojë politike e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Po të shohim se edhe grupi që shkon te Vila janë shumë pak…Pra më shumë duket një teatër artificial”, tha mes të tjerash ai.
and then