Plagosi me mjet prerës dy persona në Kamëz, shpallet në kërkim autori

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka plagosur me mjet prerës dy persona.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J. M., pasi dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, ai dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×