Raketa balistike deri në 2000 Km! Kulluri jep alarmin: Irani target Muxhahedinët në Shqipëri!

Edvin Kulluri në emisionin “Studio24” në News24 komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme, sulmet e SHBA dhe të Izraelit ndaj Iranit.

Gjatë intervistë, Kulluri solli në vëmendje, situatën e Muxhahedinëve në Shqipëri, duke u shprehur se Irani nuk e ka problem një konflikt me Shqipërinë. Më tej shtoi se Këshilli i Sigurisë tonë kombëtare duhet të ishte mbledhur me kohë.

“Përderisa sa kanë goditur baza amerikane që është vendi drejtues i NATO-s ha diskutim dhe kjo dhe nuk është e përjashtuar si kufizim për veprime ushtarake të iranit. Ata ruhen nga Turqia pasi është një vend shumë i rëndësishëm. Por përderisa kanë bombarduar baza ushtarake amerikane, mund të themi se nuk e kanë një problem një konflikt me Shqipërinë. Pra nuk ka asgjë të pastër në atë politikë. Nga të dhënat që ka mbledhur, ka të dhëna që mund të ketë raketa balistike që mund të arrijnë deri në 2 mijë km. Janë të dhëna, por ende të paqarta. Çështja e muxhahedinëve, përderisa ne kemi pasur  një historik marrëdhëniesh të tensionuara…Edhe pse unë ka dyshime se sulmi më i madh kibernetik që është bërë në Shqipëri është për shkak të Dosjes AKSHI…Fakti është që prezenca e muxhahedinëve këtu është problem. Pra Irani ka një problem me muxhahedinët dhe këtë mund ta themi. Këshilli i Sigurisë tonë kombëtare duhet të ishte mbledhur me kohë. Sepse siguria kombëtare e Shqipërisë është cënuar nga aktiviteti i qeverisë tonë prej vitesh. Që nga goditja e sigurisë kibernetike që thamë për dosjen AKSHI, që nga investimet e huaja nga vende jo dashamirëve që është e qartë kjo dhe projekte shumë shqetësuese”, tha mes të tjerash”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×