
7 ndeshje 6 fitore me Carrick në stol. Man.United nuk di të ndalet, me “djajtë e kuq” që “fluturojnë” në tabelë, aktualisht e shohin veten në vendin e tretë në kuotën e 51 pikëve, duke përforcuar pozitat në zonën Champions. Pa diskutim njeriu i momentit është Sesko, me “bomberin” slloven që ndaj Crystal Palace realizoi golin e tij të 6 në 7 ndeshjet e fundit.
Në “Old Trafford”, Man.United e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e 4-ët. Në fraksionin e dytë, situata u përmbys totalisht pas minutës së 56-të ku Man.United fitoi një 11-metërsh ndërsa Crystal Palace mbeti me 10-të lojtarë. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 65-tën, Fernandes futi në kros perfekt në zonë, aty ku Sesko me një goditje fantastike me kokë përmbysi rezultatin në 2-1. Në fund, goli i sllovenit rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
Sigurisht që ky trepikësh kënaq trajnerin Carrick: “Futbolli dhe Premier League janë shpesh të vështira. Mënyra se si e kthyem ndeshjen në fraksionin e dytë ishte gjëja më e bukur për mua”, u shpreh Carrick.
Një humbje të rëndë, e dyta radhazi me Tudor në stol, pësoi Tottenham. Fulham i shkaktoi një humbje 2-1 që zhyt “gjelat” drejt fundit të klasifikimit. Aktualisht ndodhen në vendin e 16-të në kuotën e 29 pikëve.
and then