“Shkruajti me padronin e tij Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës”, Berisha akuza Ramës: Tradhtar, armik i shqiptarëve

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e së hënës para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si tradhtar dhe armik të shqiptarëve pasi bashkë me Vuçiç, shkruan një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

“Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë.

Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre”, tha Berisha.

Sali Berisha: Tani që ka shpallur moton se unë do i vjedh shqiptarët pa pyetur njeri, tani shkruan me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë.

Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre.

Janë dimensioni i Kopenhagenit, çka do të thotë se qytetarit i garantohen të drejtat e tij, barazia para ligjit, drejtësia, vota, etj, dhe ky pikërisht këtë dimension e jep. Nuk kemi nevojë. Jo, thotë.

Tregun e lirë, atë na e jepni ne.

Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit në kuptimin më shumë se arritje në fakt, kjo fjala acquis ka hyrë në shumë gjuhë, pikërisht ato standarde që kanë të bëjnë me qytetarin, me komunitetin.

Mirëqenia është pa diskutim.

Çfarë e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës?

Mirëqenia.

BE është bashkimi në mirëqenie, bashkimi në shërbime të shkëlqyera.

Është bashkimi në një sistem arsimor, shëndetësor, në një shërbim dinjitoz.

Pra, ky shkruan me paturpësinë më të madhe në mënyrën më kriminale se këto nuk na duhen ne.

Padronit të tij Vuçiç dhe këtij këtu, kriteret e Kopenhagenit dhe standardet e komunitetit dhe qytetarëve, këto nuk na duhen.

Se këto nuk i arrin dot.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë zgjedhjet.

Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë qytetarët.

Se ky, për të garantuar një grup standardesh, ky duhet të mos vjedhë qytetarët.

Ndaj dhe heq dorë prej tyre duke shkatërruar në këtë mënyrë ëndrrën më të bukur të këtij kombi, ëndrrën evropiane.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×