
Seanca e radhës plenare e Kuvendit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 17:00.
Në fokus të kësaj seance do të jenë diskutimet mbi çështje të ngritura nga qytetarët gjatë takimeve me deputetët, duke qenë se java e kaluar ishte javë e gjelbër, e dedikuar për aktivitet në zonat elektorale.
Sipas rendit të ditës, parashikohet:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 shkurt 2026.
Njoftime.
Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
***
Po ashtu pritet që në seancë të mos mungojnë debatet me karakter politik, me theksin te imuniteti i Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin me akuzat për abuzim me tenderat.
Te premten e 17 shkurtit, kryeministri Edi Rama bëri ndryshime radikale në Qeveri, duke larguar përfundimisht nga kabineti qeveritar, Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës. Në postin numër 2 të Qeverisë shkoi Albana Koçiu, ndërsa te Infrastruktura administratori aktual i OSHEE, Enea Karakaçi.
Ndryshimet në Qeveri
Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.
Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.
and then