
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas përjashtimit nga seanca plenare, duke akuzuar Parlamentin për censurë dhe përpjekje për të penguar diskutimin mbi vjedhjen e pronave të banorëve të Rrjollit.
Sipas Shehajt, megjithëse seanca ishte paralajmëruar si një diskutim për problemet e qytetarëve, askush nuk e përmendi Rrjollin gjatë pesë orëve debat. Ai deklaroi se sapo mori fjalën për të ngritur këtë çështje, u përball me tentativa për ta censuruar dhe më pas e përjashtuan nga seanca.
Reagimi
“Gjoja sot do flitej për hallet e qytetarëve! Askush nuk e përmendi Rrjollin në 5 orë fjalime. Kur u çova unë të flisja, tentuan të më censuronin, dhe në fund më përjashtuan.
Blejnë media, blejnë politikanë, mendojnë se mund të blejnë edhe foltoren e Kuvendit. Gabohen! Ajo u përket qytetarëve shqiptarë dhe unë do t’i qëndroj deri në fund besnik votës së tyre, pavarësisht kush zgërdhihet në sallë.
Aty kam parë njerëz që kanë qeshur e janë tundur, por sot po përballen me drejtësinë si të korruptuar” – shprehet Shehaj.
and then