PS kërkon përjashtimin e tij nga punimet për 20 ditë, Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për Agron Shehajn

Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet nesër për të vendosur nëse deputeti Agron Shehaj do të përjashtohet apo jo për 20 ditë. Mbledhja që ishte parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për ditën e nesërme.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.

Në kërkesën e saj, PS thekson se Shehaj ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren edhe pasi i kishte përfunduar koha e caktuar për fjalën.

“Pas mbarimit të afatit 2-minutësh, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke e penguar zhvillimin normal të seancës dhe duke vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në shkresë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×