Raketa balistike në hapësirën ajrore të Turqisë/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet me Ankaranë! Sulmet e Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë

Ministria e Jashtme, nënvizon se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik

“I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës. Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.”, thuhet ne reagim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×