
“Rama dhe Vuçiç kërkon integrimin në BE me rregulla të reja”, kështu u shpreh gazetari Ermal Peçi në një intervistë në “News24”.
Ai gjithashtu theksoi se ky është një zhvillim diplomatik që sipas tij ka kaluar në heshtje, ndërsa nënvizoi se ‘kjo është një thikë pas shpine që i bëhet Kosovës’.
“Kemi një zhvillim diplomatik ku Rama së bashku me Vuçiç i kanë dërguar një letër BE, që është publikuar në një nga gazetat në Gjermani dhe kërkojnë anëtarësimin në BE duke shmangur rregullat dhe standardet. Kjo është një pabesi që i është bërë Kosovën. Mosnjohja e Kosovës është një nga arsyet që është bërë pengesë për Serbinë. Nuk e kuptoj përse Rama ecën drejt kësaj. Por një nga problemet që ka Serbia dhe Shqipëria lidhet me drejtësinë. Por kjo çështje ka kaluar në heshtje. Rrugëtimi jonë nuk ka pse të jetë i barabartë me Serbinë. BE Serbisë i ka bërë një ndalesë që lidhet me njohjen e Kosovës. Po ky mekanizëm që kërkon Rama me Vuçiç është e dëmshme”, tha ai.
Gjithashtu ai komentoi edhe protestat e opozitës, për të cilat u shpreh se: “Sistemi politik ka deformuar strukturën sociale dhe ekonomik të këtij vendi. PD nuk çau dot kordonin tek drejtoria e Policisë, jo më aty te vila të ishte kryeministri i vendit dhe do të linte policia lëvizjen…mendoj që e djathta nuk ka nevojë për protesta të dhunshme. PD ka pasur mundësi edhe vetë Berisha që shtëpinë e Enver Hoxhës ta bënte muze, që edhe shqiptarët ta njihnin. PD duhet thënë që ka një person të shpallur non grata”.
and then