
Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur të jetë live në lloarinë e tij në rrjete sociale ku u flet shqiptarëve.
Ai është shprehur se koha e diktaturave ka mbaruar dhe se shqiptarët nuk do të durojnë më ë jenë nën diktaturë e kryeministrit Edi Rama.
“Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do i shkosh në qeli. Forcë në botë që ta ndalojë atë nuk ka. Do e shihni, u them unë ju.
Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët.
A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni!”, tha ai.
and then