“Foshnja e rritur nga Rama! Brenda PS ka thyerje”/ Kikia ‘zbërthen’ mesazhet e Spiropalit: Shkarkimi i saj përtej Ballukut, prek interesa të tjera

Analisti Mentor Kikia foli në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka zbërthyer mesazhet e Elisa Spiropalit, dhe përplasjet sipas tij që kanë përfshirë PS. Pretendimet se Spiropali u shkarkua pas ‘përplasjeve me Ballukun” sipas analistit Kikia jo domosdoshmërisht qëndrojnë, duke shtuar se çështja prek interesa të tjera.

“Spiropali është seriali i ri i telenovelës politike në Shqipëri. Është një shkëndijë që tregon se brenda PS ka zona sizmike që prodhuan edhe thyerjen e aleancën më të fortë brenda PS. Elisa Spiropali është foshnja politike e rritur posaçërisht nga Rama. Puna e parë që ka bërë Spiropali, ishte drejtor Doganash dhe punë e dytë ministër, puna e tretë Kryetar Parlamenti, puna  e katërt sërish ministre. Thyerja e Spiropalit me Ramën ka të bëjë me ndikimin e Spiropalit në çuarjen përpara të një çështje që ka ndikuar në SPAK nga ambasada gjermane. Spiropali sot u vëtëofrua për ta shuar të gjithë hamendësimin që Rama la në mbledhjen e fundit të grupit Parlamentar që tha socialistë anglisht folës, janë fusin njëri tjetrin dhe shkojnë spiunojnë nëpër ambasada por Spiropali e zbuloi që anglisht-folësi ishte kjo por tha që di dhe gjuhë të tjera, mund të di edhe gjermanisht, por më mirë di shqip. Dhe marrëdhënia e Spiropalit me Ramën është përtej xhelozisë Ballukut. Pra nuk mendoj se e sakrifikoi vetëm pse tentoi të dëmtoi Ballukun. Por çështja që mund të ketë shtyrë Spiropali përpara mund të kalojë përtej Ballukut dhe mund të prekë të tjera interesa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×