Guindo lumturon Dajën, thyen “agjërimin” pas 71 ditësh

Saliu Guindo më në fund ka arritur të gjejë golin e parë për këtë vit kalendarik me fanellën e Dinamos. Sulmuesi nga Mali ishte protagonist në fitoren ndaj Tiranës me rezultatin 2-0, duke realizuar golin e dytë të takimit që vulosi edhe fitoren e skuadrës së Dajës.

Më shumë se për ndeshjen, ky gol ishte shumë i rëndësishëm për vetë 29- vjeçarin, i cili prej muajsh ishte në krizë dhe nuk po arrinte të zhbllokohej. Golin e fundit me fanellën e Dinamos, Guindo e ka shënuar ndaj Partizanit në sfidën e fundit të fazës së dytë, aty ku Dinamo arriti të shënonte një fitore 1-3 në kampionat.

Që nga ajo ndeshje, kanë kaluar plot 71 ditë “agjërimi” për sulmuesin i cili nuk ka arritur të lërë gjurmë. Veç golit të djeshëm, Guindo bëri edhe një paraqitje mjaft të mirë në fushë, duke qenë kërcënim i vazhdueshëm.

Këtë sezon, Guindo ka shënuar 5 gola, nga të cilët 4 janë të realizuar në Superiore dhe së fundmi një u shënua në Kupën e Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×