I maskuar me kapuç dhe mban kokën ulur, dalin pamjet nga grabitja e Exchange te “Concord”. Punonjësja i jep lekët dhe…

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i armatosur mësyn në një Exchange te “Concord” në kryeqytet, dhe nën kërcënimin e një arme vjedh një shumë lekësh.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për pamjet ku shihet autori, i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet, mban kokën thuajse ulur dhe pret që punonjësja e pikës së këmbimit valutor t’i japë parë.

Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra.
Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×