“Ilir Proda u largua për një video që disponon SPAK”, Aulon Kalaja: Rama po fsheh arsyen e vërtetë, shkaku është takimi i tij me Ergys Agasin

Ish-kandidati për deputet në listën e hapur të PD, në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po fsheh arsyen e vërtetë të shkarkimit të ish-drejtuesit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kalaja tha se arsyeja e vërtetë është lidhja e tij me krimin e vërtetuar dhe nga SPAK, i cili disponon dhe video nga takimi i Prodës me Ergys Agasin.

“Ne e dimë shumë mirë që ai u shkarkua për një video që disponon SPAK dhe ku shihet se është në takim me Ergys Agasin. Ai është përfshirë drejtpërdrejt dhe po u mohohet shqiptarëve. Kryeministri e dinte shumë mirë dhe ai di dhe video të tjera që ka SPAK, madje dhe video seksuale. Por për këtë duhet të pyetet Taulant Balla”, tha Kalaja.

Aulon Kalaja: Ne kemi sot një drejtor policie që nuk na është thënë e vërteta pse u shkarkua.

Ne e dimë shumë mirë që ai u shkarkua për një video që disponon SPAK dhe ku shihet se është në takim me Ergys Agasin. Ai është përfshirë drejtpërdrejt dhe po u mohohet shqiptarëve. Kryeministri e dinte shumë mirë dhe ai di dhe video të tjera që ka SPAK, madje dhe video seksuale. Por për këtë duhet të pyetet Taulant Balla.

A kemi patur më parë ne një drejtor policie më parë, që të ketë lidhje drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe të ketë takime periodike dhe të takohet me banditin.

Do të dalin video deri dhe seksuale për drejtorë të ndryshëm, por për këtë duhet pyetur Taulant Balla.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×