
Jashtë gare për titull, jashtë Champions, jashtë Kupe, por “Zonja e Vjetër” ka ende një objektiv madhor për të arritur, të sigurojë një vend mes katër ekipeve të para në Serie A. Nga ky objektiv, prezenca ose jo në Champions, varet shumë edhe buxheti që Juve do të ketë në dispozicion për sezonin e ri, për këtë arsye Spalletti dhe i gjithë ambienti në Torino kërkojnë me çdo kusht të shpëtojnë atë që ka mbetur.
Në fillim, kur zbarkoi në Torino, Spalletti firmosi një kontratë deri në fund të këtij sezoni pasi fillimisht kërkonte të kuptonte nëse do të arrinte ose jo prezencën në Champions. Pavarësisht këtij detaji, drejtuesit e Juves janë vënë në lëvizje për të programuar sezonin e ri pasi janë të bindur se Spalletti është njeriu i duhur për të drejtuar “Zonjën e Vjetër”.
Pikërisht me bekimin e tij, drejtuesit po përpiqem me çdo kusht t’i rrëmbejnë firmën Dusan Vlahovic. Tekniku “azzurr” kërkon ta ketë në dispozicion sezonin e ri, por kjo nuk do të jetë e lehtë pasi serbi është futur në vitin që i përfundon kontrata. Jo vetëm Vlahovic, Spalletti kërkon edhe 4-5 përforcimi të tjera, por vetëm nëse do të jenë përforcime cilësore për të rritur nivelin e grupit aktual.
and then