
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar para përfaqësuesve të Komisionit Europian nw Bruksel lidhur me progresin e Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe të drejtave themelore.
Sipas burimeve nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, gjatë këtij takimi, Braho nuk ka qenë vetëm. Ai është shoqëruar nga hetues dhe këshilltarë ligjorë të BKH-së.
Takimi ka pasur si fokus raportimin e përparimit të vendit tonë në kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me reformën në gjyqësor dhe të drejtat themelore.
Numri një i SPAK-it i është përgjigjur detajisht të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore, e cila monitoron hap pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike në vendet kandidate për Bashkimin Europian.
and then