Kupa “djeg” Final4, Partizani largohet me akuza të forta (VIDEO)

Kupa e Shqipërisë “djeg” sërish “Final4”, ose më saktë zbeh jo pak formulën pasi edhe këtë edicion në fazën gjysmëfinale shkojnë 4 ekipe të cilat renditen aktualisht në 4 vendet e para në kampionat. Pas ndeshjeve të kthimit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City kalojnë më tej duke shtuar shanset e tyre për të siguruar një biletë për në Evropë. Pas suksesit 0-1 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfoi 2-1 edhe në “Loro Boriçi” përballë Bylis.

Lojë fëmijësh edhe për Dinamo City, me ekipin e Ilir Dajës që fitoi sërish ndaj Tiranës me të njëjtin rezultat 2-0. Për Shehin dhe Tiranën, pjesa e mbetur e sezonit kthehet në malore, me objektivin e vetëm të sigurojnë mbijetesën.

Kalon më tej edhe Egnatia, me ekipin e Tetovës që i falet fitores 2-1 në sfidën e parë kundër Teutës pasi ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 0-0.

Gola, tension por dhe akuza të forta prodhoi sfida Partizani-Elbasani. Verdheblutë triumfuan 3-1 brenda në kryeqytet duke kaluar në fazën e 1/2, por ky përfundim nuk u prit mirë nga ekipi i kuq që reagoi me një deklaratë të fortë për mediat duke akuzuar drejtpërdrejtë gjyqtarin e këtij takimi Eldorian Hamiti, mbi të gjitha për penalltinë e akorduar në favor të Elbasanit në minutën e 119-të, në sytë e “demave” inekzistente.

Ekipi i kuq i bëri thirrje publike FSHF-së që të përjashtojë këtë arbitër pasi rrit pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×