Me xhup dhe kapuç të zi, del fotoja e grabitësit të Exchange në Tiranë. Autori u arratis me motor

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, ku një person i armatosur vodhi një sasi lekësh.

Gazetarja Xhensila Kodra raportoi në një lidhje live për News24, se autori kishte hyrë si klient në këtë pikë të këmbimit, ndërsa ishte i vetëm kur hyri në këtë biznes. Sipas kamerave të sigurisë, autori me anë të një arme ka kërcënuar punonjësin e Exchange-s dhe ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar nga aty me një motor.

Po ashtu gazetarja ka siguruar dhe foton e autorit në momentin e grabitjes, teksa shfaqet i veshur me të zeza, xhup dhe kapuç të zi. Aktualisht policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×