Nga lekët nën dorë, te operacionet e kardiokirurgëve në sallat me qira te privati, drejtoresha e QSUT: Nuk ka denoncime!

Drejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se shumë shpejt do të nisë shërbimi në godinën e re të kardiologjisë.

Ajo tha se nuk ka asnjë denoncim për rastet e mitmarrjeve, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të News24, Osman Stafa.

“Janë marrë të gjitha masat që të hapet godina e re e kardiologjisë. Të kesh një godinë nuk do të thotë që të jesh gati që të hapësh shërbimin e kardiokirurgjisë. Ne kemi bashkëpunuar ngushtë. Godina u mor në dorëzim nga stafi. Nuk kam njohuri për marrje lekësh dhe nuk kemi denoncim për këto raste. Nëse keni, jeni të ftuar. Jemi duke punuar dhe kemi adresuar të gjitha problematikat.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×