Nuk kishin dokumentacionin shoqërues të produktit, bllokohen në doganën e Kapshticës 1,5 tonë çokollata

Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa pasur asnjë dokumentacion mbi produktin, që mund të hidhej në treg të lirë.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata, rreth 1.500 kg, që tentuan të futeshin në treg.

Organore hetimore doganore po vazhdojnë punën për procedimin penal në organet kompetente.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×