“Po vëmë në punë ekseleratorin e 3-të”/ Reformimi i shërbimit onkologjik, ministrja Sala rendit prioritetet: Do të ngrihet qendra për trajtimin e kancerit të gjirit pranë QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, në një konferencë për shtyp ka prezantuar prioritetet për reformimin e shërbimit onkologjik në nivel kombëtar.

Ministrja ka njoftuar krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Tumoreve, ndërsa ka paralajmëruar analizë të plotë të situatës aktuale

“Brenda vitit përfundon rikualifikimi i 6 punkteve rajonale dhe po punohet edhe për rikualifikimin e 6 punkteve të tjera si dhe instalohet Akseleratori 3 Linear në Shërbimin Onkologjik”, u shpreh ministrja teksa shtoi se pritet një zgjerim i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për PET scan.

Ministrja Sala ka njoftuar gjithashtu për një vendim të marrë ditën e djeshme në QSUT, për ngritjen e qendrës së gjirit, trajtim me qendra miltidimensionale për pacientit e prekur nga kanceri i gjirit.

“2026 shënon nisjen e një reforme historike për sistemin spitalor shqiptar. Ngrihet grup pune multisektorial me përfshirjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor.
Prioritet është përgatitja e ndryshimeve për Komitetin Këshillimor dhe finalizimi i kuadrit institucional për vendimmarrje të bazuar në evidence, si dhe hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor: performanca, kapacitetet reale, shpërndarja gjeografike e shërbimeve dhe nevojat demografike”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×