
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë ka pasur replika të forta mes Elisa Spiropalit, ish-ministres së Jashtme të Shqipërisë, dhe kryedemokratit Sali Berisha. Fillimisht, Spiropali tha në fjalën e saj se ishte çuditur se si Berisha, në konferencën e datës 21 janar me gazetarët, kishte arritur të parashikonte largimin e saj nga qeveria, ndërkohë që ende nuk kishte asnjë lajm zyrtar.
“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë të tjera të huaja. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siç duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali sot në Kuvend.
Nga ana tjetër, Berisha tha se:
“Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti vije si nuse, e veshur me të bardha. Çfarë kujton, se hante bar Balluku? Nuk e ke nga Berisha.”
Më pas Spiropali vijoi:
“Replika ishte me Këlliçin dhe jo me Berishën, që s’lë radhë për t’u lënë radhë deputetëve të tij. Shkakton emocion të bësh replika me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja, e të gjithë. Ta shohim se ku jemi dhe ku ishim, dhe për të ardhmen, nëse bën analizën e të tjerëve. Ti s’lëviz dot një gur, jo më njerëz nga qeveria”.
Kujtojmë se më 21 janar 2026, në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha kishte parashikuar largimin e ministres.
“Fati i Edi Ramës është në galoshet e Lubi Ballukut. Fati i Edi Ramës përcaktohet tërësisht nga Lubi Balluku dhe është krijuar një situatë e paimagjinueshme. Një presion i plotë bandit, publik e privat, mbi Gjykatën Kushtetuese.
Edi Rama do ta mbrojë Lubinën me çdo kusht, pasi ajo i betohet çdo ditë se do të të ketë pranë nëse më lë të shkoj.
Akti i saj i fundit kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit nga posti i Ministres së jashtme. Dhe kjo po ndodh dhe do të ndodhë. Ju dhashë këtë shembull jo për t’u marrë me intrigat midis tyre, por për të treguar plotfuqishmërinë e Lubisë ndaj Ramës.
Ajo i ka realizuar të gjitha, siç dëshmohet nga mesazhet: 6,500 mesazhe në dosje, dy të tretat e të cilave lidhen drejtpërdrejt me Ramën. Ajo vetëm ka zbatuar urdhrat e saj”, tha ai.
Konferenca e Berishës, 21 janar 2026
and then