
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Paraqitja e tij vjen pas një padie të depozituar në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj, i cili e ka kallëzuar për veprën penale të “shpifjes” së kryer botërisht.
Padia lidhet me një deklaratë publike të bërë nga Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Më 10 maj, në zonën e Maqellarës, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndanin para për blerje votash në favor të Partisë Socialiste.
and then