
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, u rikthye sërish historia e 50-vjeçares nga Elbasani, e cila për të dytën herë radhazi vjen për të rrëfyer dhunën dhe debatet me ish-bashkëshortin. Edhe pse prej gjashtë vitesh janë të ndarë, ajo shprehet se përplasjet nuk kanë marrë fund. Sipas saj, tensionet, ofendimet dhe akuzat vazhdojnë edhe sot, duke e bërë të pamundur qetësinë që mendonte se do ta gjente pas divorcit.
50-vjeçarja thotë se ish-bashkëshorti nuk ka reshtur së sulmuari verbalisht dhe psikologjikisht, ndërsa konfliktet mes tyre shpeshherë përshkallëzohen në debate të ashpra. Ajo rrëfehu se ndarja ligjore nuk i dha fund frikës dhe ankthit që e kanë shoqëruar për vite me radhë. Sipas saj, çdo përpjekje për të vendosur kufij dhe për të mbrojtur veten ka hasur në kundërshtime dhe tensione të reja. Në këtë rrëfim të dytë, 50-vjeçarja sjell detaje të tjera nga marrëdhënia e trazuar, duke theksuar se dhuna psikologjike është ende e pranishme në jetën e saj. Por nga ana tjetër ish-bashkëshorti në një komunikim me stafin e emisionit, u shpreh se të gjitha këto akuza janë të stisura dhe sajuara. Ai mohoi kategorikisht se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
“Asnjëherë nuk e kam tradhtuar. E kemi pasur dhe përballjen në gjyq. Kurrë asnjëherë! Ajo është divorcuar, unë jo. Ajo donte të prishte familjen, jo unë. Unë nuk kam pasur plan për të prishur familjen, ajo vazhdoi. Dhe gjyqtarja më tha; zonja do të divorcohet, lere. Ajo tha; dëgjo, po e akuzon për tradhti dhe të tjerat e kapin me dashnoren dhe s’e prishin familjen. Ti po e shkatërron. E tha në mënyrë konfidenciale gjyqtarja këtë gjë. Skam pasur kurrë asnjëherë marrëdhënie me të tjera. Kam bërë martesa ligjore, në Indonezi dhe në Kosovë. Pas divorcit me Aidën. Aida është ndarë, ka parë jetën e vetë, për fëmijët kujdesem unë. Ajo mendoi se do ta mbante motra e vetë në Bruksel, dhe përfundoi në azil. Ia mbusha mendjen fëmijëve që ta sillnin në shtëpi, e ndihmova, se një femër e mbuluar me shami nuk rrinte dot në azil. Nuk e kam dhunuar kurrë asnjëherë. Çdo gjë duhet ta faktosh. Zonja Aida nuk ka punuar asnjë ditë. Ku i ka pasur paratë nga prindërit? Asnjë gjë. Ata ia hedhën lekët në emër të çunit të vetë. Ia kanë dhënë dhuratë vëllait. Nuk ia hedh poshtë se ka dhënë kontribut në shtëpi. Kujdes për fëmijët, s’ia hedh poshtë. Por të thotë që; “i kam dhënë kaq mln lekë Ardianit”. Ku i ka gjetur. Ishte shumë mirë. Nuk e di se ça i hipi kjo puna e ndarjeve. Më thoshte gjithmonë; do e shohësh sa të rriten fëmijët. Se ndoshta është frymëzuar nga e motra në Belgjikë se di. S’e kam akuzuar për tradhti. Se them këtë për nënën e fëmijëve. Ajo bën 99 të zeza, zihet me fëmijët. Unë i them që me mua silli si të duash, por me nënën sillu mirë. Nuk kam asnjë lloj ankese për të kur ishte bashkëshortja ime. E kërkoi ajo divorcin. Ku ka dashur të shkonte ajo, e kam çuar. Kur ishim te hoxhë Ahmeti (Ahmed Kalaja), kjo nisi me pretendime, dhe kërkoi 1 mijë euro. Ai i tha, më fal për shprehjen; Ti je grua, apo! Edhe dashnore me e pasur, t’i kërkosh 1 mijë euro, prit pak! Ai po robtohet, po iu përgjigjet fëmijëve. Ti po i kërkon kaq?! Kjo nuk shkon.”, -tha imami.
Ndërkohë, ish-gruaja mbeti i befasuar nga deklarata e tij dhe pohoi se ai po gënjente. Zonja tha se çdo fjalë e ish-burrit ishte gënjeshtër.
and then