
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, më 2 mars 2026 Meta kishte depozituar një kërkesë me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë nga ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën, për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.
and then