Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin “Kjo Javë”, në News24 me moderatoren Nisida Tufa shkarkimin e Ilir Prodës.
Gazetarja Lala solli në vëmendjen edhe protestën e opozitës, ku u hodhën molotovë drejt Vilës së ish-diktatorit Hoxha, ku u tha se brenda ambienteve pati disa shtetas të huaj, ndërsa nënvizoi se kryeministria Rama e përdori këtë si pretekst për ta shkarkuar
Gjithashtu ajo tha se Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të.
“Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar një nga një të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të. Zoti Rama i ka paraprirë diçkaje më të madhe mendoj, se çfarë do jetë, mbetet që ta shohim më tej. Pra ajo që kam vënë re pas ardhjes së Bizhgës është lëvizja me firmë e një sërë drejtuesish që ishin njerëz besnik të Prodës. Po kryen edhe transferime të ndryshme, pra po përpiqet të riparojë dëmet që ka shkaktuar Proda gjatë ndenjes në detyrë. Besoj se nuk do ketë kohën e mjaftueshme në detyrë për t’i bërë”, tha ajo.
and then